Financim i kapitalit qarkullues
Financim i kapitalit qarkullues
Ne ju ofrojmë shërbime të shpejta dhe efikase të përshtatshme për nevojat e ndryshme të bizneseve të korporatave.
Mos i vendosni në rrezik paratë tuaja të përditshme!
Biznesi juaj ka projekte, por kërkon një financim për t’i ndërmarrë ato. Me një aktivitet bankar me shërbim të plotë, UBA Bank është në gjendje t’i ofrojë biznesit tuaj mbështetjen e nevojshme. Produkti ynë i financimit të kapitalit qarkullues është unik dhe i krijuar për t’ju ndihmuar të realizoni projektin kyç të rritjes pa vënë në rrezik paratë tuaja të përditshme.
Kushtet e përgjithshme
Bëni një aplikim online për të parë nëse mund ta përfitoni këtë financim!
Financimi i kapitalit qarkullues përdoret shpesh për të financuar shpenzimet e përditshme të biznesit si lista e pagave, qiraja dhe kostot operacionale dhe për të menaxhuar boshllëqet e rrjedhës së parasë gjatë sezonit të ngadaltë të një biznesi.
Afati i financimit të kapitalit qarkullues varion nga 1 vit deri në 5 vjet.
Ky produkt mund të ofrohet në ALL, EUR ose USD.
* Banka financon nevojat e klientit për pagesën e produkteve kundrejt një dokumenti që vërteton qëllimin e financimit.
Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës! Të nderuar klientë, Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro. Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve. Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase. Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025. Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU! Faleminderit për besimin tuaj! Me respekt, Banka e Bashkuar e Shqipërisë