Në një nisje të re emocionuese, kemi inaguruar degën më të re në rrugën “Hoxha Tahsim”, duke theksuar përkushtimin ndaj ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientëve. Në ceremoninë e inagurimit, morën pjesë drejtues të lartë të bankës, klientë, partnerë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm.
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, u shpreh angazhimi për të ofruar një përvojë të personalizuar dhe mbështetje përmes shërbimeve dhe produkteve inovative. Hapja e degesë së re shënon një fazë të re në zhvillimin e bankës dhe një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të një shërbimi sa më cilësor. Në fokus të këtij rrugëtimi është përvoja e personalizuar dhe mbështetja përmes shërbimeve e produkteve inovative.
Me shpresën për një rrugëtim të suksesshëm dhe të mbushur me arritje, ftojmë të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët të jenë pjesë e këtij kapitulli të ri.