Simpoziumi Ekonomik: Sigurimet dhe Bankat

By: admin

Në Rugovë të Pejës u zhvillua Simpoziumi Ekonomik: Sigurimet dhe Bankat, Bashkëpunimi dhe Inovacioni janë Garanci për Klientin.

Drejtuesit e Grupit Eurosig-Insig-UBA Bank & FAB Invest prezantuan rezultatet e 9-mujorit të vitit 2023, ku vërehet një trend pozitiv rritës në secilën prej kompanive pjesë të grupit.

Drejtori i Përgjithshëm i UBA Bank, Prof. Asc. Dr. Orfea Dhuci u shpreh i bindur se po hidhen gurët e parë për një prosperitet shumë të shpejtë të bankës, duke vlerësuar mbështetjen e pakufizuar te Grupit Eurosig. Trajektoria e rritjes së UBA Bank gjatë këtij 9-mujori në financime dhe depozia është premtuese për muajt në vijim. Gjithashtu, Z. Dhuci prezantoi strategjinë afatgjate duke u ndalur në disa prej objektivave kryesore.

Presidenti i Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj, konfirmoi mbështetje të padiskutueshme për kompanitë e grupit dhe shprehu mirënjohje për punën e palodhur dhe sakrificat e të gjithë punonjësve për të arritur këto rezultate kolosale.

Related post