UBA Bank, pjesë e grupit EUROSIG vijon me zgjerimin e rrjetit të degëve në Fushë Arrëz, si banka e vetme në qytet
Në këtë inagurim mbajti fjalën Presidenti i Grupit Eurosig, Z. Kadri Morinaj, i cili u shpreh se kjo nuk është një inicitiavë e orientuar drejt fitimit, por një kërkesë dhe nevojë e qytetarëve të Fushë-Arrëzit. Dega e re, nuk do të shërbejë vetëm si një institucion financiar, por si një binom në ndihmë të zhvillimit të turizmit dhe në mbështetje të qytetarëve.
Në inagurim na u bashkua dhe Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Hil Curri, i cili e konsideroi hapjen e degës së UBA Bank si një ditë të shënuar. Kryetari i Bashkisë falenderoi Presidentin për sipërmarrjen në dobi të qytetarëve. Tashmë, ata kanë një shërbim të shtuar i cili mungonte prej shumë kohësh.
Dega e UBA Bank në Fushë-Arrëz ofron të gjitha shërbimet financiare për çdo individ, familje e sipërmarrje.
Duke ju falenderuar për besimin tuaj, ju mirëpresim në degën tonë më të re!