Inagurohet Dega e re e UBA Bank në qytetin e Burrelit

By: admin

UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar EUROSIG-INSIG vijon me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të degëve.

Me një infrastrukturë bashkëkohore, dega e re në Sheshin “Ahmet Zogu” Burrel ofron një mjedis mikpritës në përputhje me standardin e kohës.

Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm drejtues të lartë të bankës, drejtues të pushtetit vendor në Mat si zv/kryetari i bashkisë së Matit, Myslym Zeneli, kryetarja e bashkisë Klos, Valbona Kola, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, klientë, partnerë dhe të ftuar specialë nga sektori publik dhe privat. Të ftuarit patën mundësi të shohin nga afër hapësirën moderne të degës dhe të njihen me përfaqësuesit e bankës.

Presidenti i Grupit Eurosig, Kadri Morina, u shpreh se qëllimi i hapjes së degës në Burrel është për t’ju dhënë më shumë mundësi qytetarëve të marrin shërbimet e kësaj banke. Ndërsa kryetarja e bashkisë Klos Valbona Kola dhe nënprefekti i Matit, Hasan Pasha uruan drejtuesit e UBA Bank.

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë