Inagurohet Dega e re e UBA Bank në qytetin e Librazhdit

By: admin

Inagurohet Dega e re e UBA Bank në qytetin e Librazhdit

UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar Eurosig-Insig, vijon me zgjerimin e rrjetit të degëve duke inauguruar degën më të re në sheshin Gjorg Golemi, Librazhd.

Zgjerimi dhe modernizimi i degëve të UBA Bank ka një rëndësi të veçantë në ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe në përmirësimin e eksperiencës.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtues të lartë të Bankës, kryetari i Bashkisë Librazhd Mariglen Disha, klientë, partnerë dhe të ftuar specialë nga sektori publik dhe privat. Të ftuarit patën mundësi të shikojnë nga afër hapësirën moderne të degës dhe të njihen me përfaqësues të bankës.

Me dëshirën për të të përmirësuar infrastrukturën financiare lokale dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunitetit, ju mirëpresim në degën më të re!

Related post