Inagurohet Dega e re e UBA Bank në qytetin e Shkodrës

By: admin

UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar EUROSIG-INSIG vijon me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të degëve.

Me një infrastrukturë bashkëkohore, dega e re në rrugën Xhemal Dracini, Shkodër ofron një mjedis mikpritës në përputhje me standardin e kohës.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtues të lartë të bankës, klientë, partnerë dhe të ftuar specialë nga sektori publik dhe privat. Të ftuarit patën mundësi të shikojnë nga afër hapësirën moderne të degës dhe të njihen me përfaqësues të bankës.

Duke ju falenderuar për besimin tuaj, ju mirëpresim në degën më të re!

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë