Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Përzgjedhja e Zyrave të Përmbarimit për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA)”.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Zyrat Përmbarimore të interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA). Jeni të lutur të dërgoni informacionin dhe dokumentacionin si më poshtë:
- Profili i shoqërisë
- Kopje e Licensës së shoqërisë
- Jetëgjatësia në treg
- Struktura e shoqërisë, numri i punonjësve
- Volumi i punës (numri i praktikave që përpunohen në 12 muaj)
- Lista e bankave me të cilat bashkëpunojnë
- Sukses rate dhe sukses fee (nëse ka)
- Tarifa Shërbimi të detajuara për çdo proces
Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar duhet të paraqitet deri në datën 19.05.2023, në adresën:
-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë
-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]