Rikonstruksioni dhe përshtatja e punimeve të mjediseve të brendshme të degës së re të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë në Sauk, Tiranë.

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Rikonstruksioni dhe përshtatja e punimeve të mjediseve të brendshme të degës së re të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë në Sauk, Tiranë”. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj është 1 (një) muaj.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Operatorët Ekonomikë të interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e punimeve me Fond Limit 4,659,000 ALL me TVSH, bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Çmimi për të gjithë zërat bazuar në listën analitike të punimeve të vënë në dispozicion nga banka
  • Eksperienca në rikonstruksionin dhe përshtatjen e punimeve në banka dhe institucione të ngjashme

Bashkangjitur dokumentat e procedurës së tenderit të hapur për degën UBA-Sauk (Tiranë).

Oferta duhet të paraqitet deri në datën 09.06.2023, në adresën:

-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]

Dokumentat e procedures se tenderit te hapur

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë