Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Rikonstruksioni dhe përshtatja e punimeve të mjediseve të brendshme të degës së re të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë në Shkodër”. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj është 1 (një) muaj.
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) fton Operatorët Ekonomikë të interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e punimeve me Fond Limit 1,339,250 ALL me TVSH, bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Çmimi për të gjithë zërat bazuar në listën analitike të punimeve të vënë në dispozicion nga banka
- Eksperienca në rikonstruksionin dhe përshtatjen e punimeve në banka dhe institucione të ngjashme
Bashkangjitur dokumentat e procedurës së tenderit të hapur për degën UBA-Shkodër.
Oferta duhet të paraqitet deri në datën 12.06.2023, në adresën:
-Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë
-Ose në email: [email protected] dhe [email protected]