Tender i hapur

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Projektim dhe mbikqyrje e punimeve të mjediseve të brendshme të 12 (dymbëdhjetë) degëve të reja të bankës, nga të cilat 5 (pesë) në Tiranë dhe 7 (shtatë) jashtë Tirane”. Banka e Bashkuar e Shqipërisë fton firmat e interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Çmimi për m/2 veçmas për projektim dhe veçmas për mbikqyrje
  • Eksperienca në projektimin dhe mbikqyrjen e punimeve në banka dhe institucione të
    ngjashme

Oferta duhet të paraqitet deri në datën 13.02.2023, në adresën:

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), Rr. “Dritan Hoxha”, Nd.11, H.3, Njësia Bashkiake Nr.7, Kodi
Postar 1023, Kutia Postare 128, Tiranë

Ose në email: [email protected]

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë