Të nderuar klientë,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë ju njofton se ndërfaqja e dedikuar e PSD2  – Open Banking është tashmë gati për tu përdorur.
TPP mund ta aksesojnë atë përmes linkut: https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/uba_connector

Gjithashtu mund të informoheni rreth performancës dhe disponueshmërisë së API në këto link-s:
https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/uba_connector/availability
https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/uba_connector/performance

Open Banking – PSD2

Open Banking lejon ndarjen e të dhënave financiare të klientëve midis bankave dhe ofruesve të palëve të treta (TPP) nëpërmjet ndërfaqeve specifike të programimit të aplikacioneve (API). Banka e Shqipërisë miratoi rregulloren ‘MBI AUTENTIFIKIMIN E FORTË TË KLIENTIT DHE STANDARDET E PËRBASHKËTA, TË HAPURA DHE TË SIGURTA TË KOMUNIKIMIT’ – Nr. 29, datë 1.6.2022, me qëllim sigurimin e pagesave të sigurta online dhe mbrojtjen e konsumatorit. PSD2 kërkon autentifikim të fortë të klientit nëpërmjet autentifikimit shumëfaktorial në mënyrë që të rrisë sigurinë në pagesat elektronike.

TPP

Ofruesi i palëve të treta është një ofrues i autorizuar i shërbimit të pagesave (PSP) që përdor API-të e standardeve të zhvilluara për të hyrë në llogaritë e klientit, në mënyrë që të ofrojë shërbimin e informacionit të llogarisë dhe/ose të procesojnë pagesat. Ka dy lloje shërbimesh:

  • PISP – Ofruesi i Shërbimit të Inicimit të Pagesave – u mundëson klientëve të bëjnë pagesa online
  • AISP – Ofruesi i Shërbimit të Informacionit të Llogarisë – u mundëson institucioneve të kenë akses në të dhënat financiare “vetëm të lexuara” të një përdoruesi
  • PIISP – Ofruesi i Shërbimit të Lëshimit të Instrumentit të Pagesave – mundëson verifikimin e aftësisë dhe fondeve të disponueshme për një transaksion të caktuar.

SANDBOX

Në përputhje me direktivën e rishikuar të shërbimeve të pagesave (PSD2), Banka e Bashkuar e Shqipërisë lejon ofruesit e autorizuar të palëve të treta (TPP) të kenë akses në llogaritë dhe të bëjnë pagesa në emër të klientit të tyre dhe me pëlqimin e tyre eksplicit. Ofruesit e palëve të treta (TPP) janë në gjendje të lidhen me ndërfaqen API të dedikuar të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë për ofrimin e agregacionit dhe shërbimeve të tjera përkatëse për klientët. Brenda dokumentacionit, TPP-të mund të gjejnë detajet e aksesit për përdorimin e strukturës së testimit (Sandbox).

Ju lutemi përdorni link-un SANDBOX në mënyrë që të vazhdoni procesin e mirëseardhjes.

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë