Njësia: Njësia e Zhvillimit Aplikacioneve dhe Raporteve
Raporton tek: Menaxheri i IT-së
Përshkrim i përgjithshëm:
Departamenti i IT-së do t’i sigurojë Bankës pajisje dhe aplikacione të bazuara në teknologji me te fundit, në mënyrë që të kryejë veprimtarinë dhe operacionet me kujdes të duhur, siguri dhe konfidencialitet të të dhënave, si dhe të kryejë punë të tjera në përputhje me rregulloret ligjore dhe nënligjore dhe aktet e përgjithshme të Bankës, si dhe sipas udhëzimeve të Drejtorit të Departamentit dhe CEO-së së Bankës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Zhvilluesi i softuerit shkruan dhe mirëmban kodin për aplikacione dhe sisteme kompjuterike, duke përdorur gjuhë programimi si .Net, Java, Python apo JavaScript.
- Ai analizon kërkesat e përdoruesve dhe dizajnon zgjidhje teknike që plotësojnë nevojat e biznesit. Testimi i kodit, identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve janë pjesë thelbësore e punës së përditshme.
- Zhvilluesi bashkëpunon ngushtë me ekipin, duke marrë pjesë në takime planifikimi dhe duke ndarë njohuritë teknike.
- Përditësimi i dokumentacionit teknik dhe mësimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja janë gjithashtu përgjegjësi kyçe të kësaj profesioni
- Bashkëpunim me inxhinierë të tjerë, dizajnues produkti dhe partnerë në planifikimin e zhvillimit, menaxhimin e versioneve, rishikimin e kodit, integrimet, etj.DETYRA specifike:
- Arkitektim, dizajnim dhe implementim i softuerit dhe komponentëve financiarë;
- Prodhim dhe mirëmbajtje e kodit të pastër, efiçent dhe me cilësi të lartë bazuar në specifikime dhe praktikat më të mira;
- Zgjidhje problemesh dhe mbështetje teknike për sistemet/softuerin ekzistues;
- Integrimi i komponentëve të softuerit dhe programeve të palëve të treta;
- Verifikimi dhe vendosja në punë e programeve dhe sistemeve.
- Zhvillimi I raporteve nga databazat.
KËRKESAT E PËRGJITHSHME
- Diplomë Master ose Bachelor në shkenca kompjuterike ose fusha të ngjashme;
- Mbi 5 vite përvojë praktike në inxhinieri software;
- Njohuri në nivel eksperti të: Stack-ut teknologjik Microsoft .NET (C#/.NET/.NET Core, ASP.NET MVC, Web API).
- Microsoft SQL Server ose çdo databazë tjetër relacionale.
- Strukturave të të dhënave, algoritmeve dhe design patterns.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
VLERËSIMI I PERFORMANCËS
Menaxheri i IT-së do të bëjë vlerësimin e performancës së punës së Zhvilluesit te Softuerit, në përputhje me politikat dhe procedurat e Bankës.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV e tyre dhe letrën e motivimit në adresën e e-mailit [email protected] . Ju bëjmë me dije që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit i aplikimit 21 Nentor, 2025

