Kurse më shumë!
Fito më shumë!

Pavarësisht nëse kurseni për një qëllim të ardhshëm, ose për edukimin e fëmijëve tuaj, ose për një ëndërr të parealizuar, koha më e mirë për të filluar kursimin është sot! Imagjinoni që kursimet tuaja të rriten çdo ditë përmes një norme fitimi!

Kontaktoni tani!

Një llogari kursimi për t’ju ndihmuar të ecni përpara

Karakteristikat dhe përfitimet:

  • Tërhiqni dhe depozitoni para sa herë të dëshironi
  • Merrni fitim ditor
  • Menaxhoni paratë tuaja në mënyrë optimale
  • Lehtë për t’u hapur dhe bashkëkohore
  • Transferoni para në llogarinë tuaj të kursimeve

Si mund të aplikoj për një llogari kursimi?

Ju mund të aplikoni në një nga degët tona kur të mund të depozitoni fondet tuaja

A ka ndonjë tarifë mirëmbajtjeje për një llogari kursimi?

Jo, për Llogarinë e Kursimeve nuk ka tarifë mujore për mirëmbajtje

A kërkohet një minimum dhe maksimum?

Shuma minimale për të hapur një llogari kursimi është 1500 ALL / 15 EUR / 15 USD

Nëse tërhiqem, a duhet të paguaj një gjobë?

Jo, me llogarinë e kursimit mund të tërhiqni dhe depozitoni fondet tuaja në çdo kohë pa u ngarkuar me asnjë komision

🛈 Depozita në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë është e siguruar në shumën deri në 2.500.000,00 LEK (dy milionë e pesë mijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al 🡵 sipas përcaktimeve të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”.