Inagurohet Dega e re e UBA Bank në qytetin e Beratit

By: admin

UBA Bank, pjesë e grupit më të madh financiar EUROSIG-INSIG vijon me zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të degëve.

Në një atmosferë festive, u organizua inagurimi i degës më të re të UBA Bank në Bulevardin Republika, Berat. Të pranishëm në event ishin personalitete të njohura nga sektori publik, privat, drejtues të lartë të bankës, klientë dhe partnerë. Gjatë ceremonisë, të ftuarit patën mundësinë të vizitonin ambientet e degës së re dhe të njiheshin me shërbimet e ofruara.

Dega e re e ofron një gamë të gjerë shërbimesh financiare, duke përfshirë llogari bankare për individë dhe biznese, financime, depozita dhe shumë të tjera. E pajisur me teknologjinë më të fundit dhe një staf të kualifikuar, kjo degë synon të ofrojë një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët e saj.

Inaugurimi i degës së re në Berat është një dëshmi e përkushtimit të UBA Bank për të zgjeruar shtrirjen gjeografike dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë