EUROSIG KRYEN BLERJEN E AKSIONEVE TË IDB, DUKE U BËRË AKSIONER I VETËM NË UBA BANK

By: admin

Eurosig Sh.a bëhet aksioner i vetëm në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, falë iniciativës së Presidentit të Grupit Eurosig-Insig-UBA Bank, Z. Kadri Morinaj. Në marrëveshjen e nënshkruar më datë 21.12.2023, u dakordësua mbi blerjen e të gjithë aksioneve të Bankës Islamike për Zhvillim (IDB).

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG-UBA BANK, Z.Kadri Morinaj u shpreh se kjo është një ditë historike. Në fjalimin e tij, ai falenderoi përfaqësuesin e IDB për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtij 5-vjeçari dhe përshëndeti kolegët e Bankës Islamike për Zhvillim për reformat e ndërmarra.

Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig hyri në strukturën aksionere të bankës në vitin 2019, duke blerë fillimisht një paketë si aksionere pakice, ndërsa e rriti pjesëmarrjen gradualisht, duke zëvendësuar Bankën Islamike për Zhvillim.

Investimi i Eurosig në UBA Bank ka për qëllim zhvillimin sistematik, me fokus në segmentin retail si një pjesë themelore e objektivit për rritje në sektorin bankar.

Vitin e kaluar, Banka e Bashkuar e Shqipërisë u bë banka e pestë me kapital kontrollues shqiptar, pasi Banka e Shqipërisë miratoi zyrtarisht në muajin gusht marrjen e 51% të aksioneve nga Eurosig. Në nëntor 2022, Eurosig e rriti më tej pjesëmarrjen në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, duke blerë edhe 4.3% të aksioneve prej bankës nga Bahreini Ithmaar Bank. Ndërsa në muajin dhjetor 2022, Eurosig financoi e vetme një rritje kapitali prej tre milionë eurosh, duke e çuar pjesëmarrjen e saj në mbi 66% të aksioneve

Related post