NJOFTIM PËR TENDER – Plani i Menaxhimit të Vazhdueshmërisë së Biznesit

By: admin

Banka e Bashkuar e Shqipërisë kërkon të prokurojë shërbimin e “Planit të Menaxhimit të Vazhdimësisë së Biznesit” të bankës. Dokumenti me kërkesat dhe kriteret për ofertim do t’ju dërgohet me shprehjen e interesit tuaj në adresën e email-it [email protected]

AFATET DHE KUSHTET

1. Afati për të shprehur interes për tenderin:

Datë 10.07.2025.

2. Dërgimi i RFP me kërkesat dhe kriteret kompanive që shprehin interes:

Datë 10.07.2025-11.07.2025.

3. Afati për të drejtuar pyetje mbi RFP në adresën [email protected]:

Datë 18.07.2025.

4. Afati për përgjigjë nga banka për pyetjet e ofertuesve:

Datë 25.07.2025.

5. Afati i dorëzimit të Ofertave:

Datë 01.08.2025.

6. Afati përfundimit të projektit:

Dhjetor 2025.

Kushtet:

  • Dokumentacioni duhet të plotësohet në përputhje me kriteret e përcaktuara në Dokumentin me Kërkesat dhe Kriteret për Ofertim.
  • Oferta teknike dhe ekonomike duhet të paraqiten në origjinal, të firmosura, të vulosura, në dy zarfe të ndryshme të mbyllur.
  • Zarfat me ofertat përkatëse dërgohen në zyrat qendrore të bankës me adresë Rruga ‘Dritan Hoxha’, Nd.11, H.3, Njesia Bashkiake Nr.7, Tirane, 1023, Albania, me përcaktimin e objektit të tenderit mbi zarf.

 

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë