Kërkesë për bashkëpunim

By: admin

Ftojmë kompanitë e interesuara, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Origjinimi Digjital i Kredive nëpërmjet pikave të shitjeve” për procesin e Firmës Elektronike dhe Autentifikimit të klientit

Kriteret që kompanitë duhet të plotesojnë janë si mëposhtë:
• Çertifikimet e nevojshme për identifikimin elektronik dhe nënshkrimin elektronik,
• Liçensat nga AKCESK për nënshkrimin elektronik,
• Bashkëpunim me bankat të tjera për të njëjtën tipologji projekti,
• Referenca nga bankat me të cilat kanë bashkëpunuar.

Afati përfundimtar për dorëzimin e propozimeve: 31 Maj 2024

Banka do të vlerësojë dhe kontaktojë për informacione të detajuara ato kompani të cilat kanë shprehur interesin e tyre pas përfundimit të afatit për shprehjen e interesit.

Për më shumë informacion mbi dokumentacionin e tenderit jeni të ftuar të shprehni interesin tuaj në adresën e email-it:
[email protected]

Related post

Individual | United Bank Of Albania

Njoftim për Ndryshime në Termat dhe Kushtet e Bankës!

Të nderuar klientë,

Ju informojmë me kënaqësi se duke filluar nga data 7 Tetor 2025, Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje për pagesat SEPA në Euro.

Kjo do të sjellë ulje të ndjeshme të tarifave për transfertat drejt vendeve pjesë të zonës SEPA, si dhe përmirësim të shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve.

Gjithashtu, pagesat elektronike përmes kanaleve tona dixhitale do të përfitojnë nga komisione më të favorshme krahasuar me ato në degë. Ju ftojmë t’i përdorni për një përvojë më efikase.

Komisionet e reja hyjnë në fuqi më 7 Tetor 2025.

Për më shumë detaje mbi tarifat e reja, ju lutem KLIKONI KETU!

Faleminderit për besimin tuaj!

Me respekt,

Banka e Bashkuar e Shqipërisë