Ne pasurojmë kohën tuaj me vlerë

Nëse ju pëlqen të investoni kursimet tuaja dhe të rritni normën tuaj të fitimit, hidhini një sy depozitës tonë të kursimeve me afat. Depozita jonë ju ndihmon të kujdeseni për të nesërmen, duke rritur kursimet tuaja si kurrë më parë.

Kontaktoni tani!

Investoni fondet tuaja dhe merrni fitimin

Karakteristikat dhe përfitimet:

  • Me hapjen e depozitës, ju mund të zgjidhni midis opsioneve të disponueshme:
    • Periudha e dëshiruar kohore
    • Llogaria në të cilën do të kreditohet fitimi
  • Do të keni mundësinë të zgjidhni opsionin për rinovim automatik në maturim
  • Ju gjithashtu do të keni mundësinë të zgjidhni të investoni në njërën nga monedhat (ALL, EUR ose USD)

Çfarë është një depozitë me afat?

Depozita me afat është një llogari kursimi ku paratë tuaja investohen për një periudhë të caktuar kohe. Ky njihet si ‘termi’ dhe në përgjithësi do të zgjasë midis 1 muaj deri në 5 vjet.

Cilat janë përfitimet kryesore të një depozite me afat?

– Mbrojtje ndaj ndryshimeve të normës së fitimit në treg
– Normat e fitimit të depozitave me afat janë zakonisht më të larta se të llogarive të zakonshme të kursimit
– Nuk duhet të paguani një tarifë mujore për mirëmbajtjen e llogarisë

Në cilën monedhë mund të hap një depozitë?

Depozita me afat mund të hapet në monedhat ALL, EUR ose USD

A kërkohet një shumë minimale kur hapni një depozitë me afat?

Shuma minimale e nevojshme për hapjen e një depozite me afat është 25,000 ALL / 200 EUR / 200 USD.

🛈 Depozita në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë është e siguruar në shumën deri në 2.500.000,00 LEK (dy milionë e pesë mijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al 🡵 sipas përcaktimeve të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”.