Depozita “13 Mujore”

Oferta e Depozitës “13 Mujore” është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një investim afatshkurtër me norma konkurruese fitimi. Me një normë fitimi prej 3.5% në Lek, kjo depozitë ju ofron një kthim të qëndrueshëm, duke kombinuar fleksibilitetin me përfitimet më të larta.

 

Karakteristikat e ofertës me afat 13 muaj:

  • Depozita mund të çelet brenda ditës.
  • Oferta është e vlefshme vetëm për fondet në monedhën Lekë.
  • Për periudhën 13 mujore, ju përfiton fitimin vetëm në maturim.
  • Fitimi përfitohet në fund të periudhës dhe humbet nëse fondet tërhiqen para afatit të maturimit.
  • Normë fitimi 3.50% në Lek

 

Dokumentacioni I kërkuar për hapjen e depozitës:

  • Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose Pasaportë)
  • Kontrata e depozitës

 

*Depozitat në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë te huaj. – www.asd.gov.al