Depozitoni sot,
Merrni fitimin paraprakisht!

Depozita jonë me fitim paraprak ju jep përfitimin e madh të mbledhjes së fitimit me hapjen e depozitës tuaj, pa pritur maturimin.

Kontaktoni tani!

Depozitë me fitim të paguar paraprakisht

Karakteristikat dhe përfitimet:

  • Ideale për individët të cilët synojnë të kursejnë fondet e tyre për herë të parë dhe duan të ndërtojnë një marrëdhënie fitimprurëse me një bankë të fortë dhe të qëndrueshme
  • Ideale për çdo klient individual që dëshiron të investojë kursimet e tij dhe të fitojë një fitim
  • Depozita mund të hapet në çdo degë të UBA në monedhat ALL, EUR ose USD
  • Rinovimi automatik është fakultativ

Çfarë është një depozitë me afat?

Depozita me afat është një llogari kursimi ku paratë tuaja investohen për një periudhë të caktuar kohe. Ky njihet si ‘termi’ dhe në përgjithësi do të zgjasë midis 1 muaj deri në 5 vjet.

Cilat janë përfitimet kryesore të një depozite me afat?

– Mbrojtje ndaj ndryshimeve të normës së fitimit në treg
– Normat e fitimit të depozitave me afat janë zakonisht më të larta se të llogarive të zakonshme të kursimit
– Nuk duhet të paguani një tarifë mujore për mirëmbajtjen e llogarisë

Në cilën monedhë mund të hap një depozitë?

Depozita me afat mund të hapet në monedhat ALL, EUR ose USD

A kërkohet një shumë minimale kur hapni një depozitë me afat?

Shuma minimale e nevojshme për hapjen e një depozite me afat është 25,000 ALL / 200 EUR / 200 USD.

🛈 Depozita në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë është e siguruar në shumën deri në 2.500.000,00 LEK (dy milionë e pesë mijë) nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave www.asd.gov.al 🡵 sipas përcaktimeve të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për Sigurimin e Depozitave”.