Specialist i Përpunimit Të Kartave

Closing on: Aug 4, 2024

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I PUNËS

Qëndra e Kartave është njësi qëndrore e bankës që ofron mbështetje të specializuar në menaxhimin e të gjitha llojeve të kartave bankare (MasterCard Debit-Credit), është përgjegjës për përpunimin efektiv të transaksioneve, mirëmbajtjen e të dhënave të klientëve, si dhe për sigurimin e një shërbimi të lartë cilësore ndaj klientëve të bankës dhe degëve të saj. Jep sugjerime dhe propozime në lidhje me procesin e punës për arritjen e qëllimeve të përcaktuara, për të ofruar shërbimin e duhur ndaj klientëve të Bankës, si dhe për të ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemeve të mundshme në këtë segment të operacioneve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E PUNËS: 

  1. Ofrimi i mbështetjes në menaxhimin e të gjithë procesit të punës për të siguruar shërbime cilësore për klientët e Bankës në përputhje me Politikat dhe Procedurat e Bankës, si dhe ato te MasterCard dhe Visa.
  2. Ofrimi i mbështetjes në përmirësimin dhe avancimin e procesit të punës në Departament duke respektuar Procedurat e Bankës;
  3. Realizimi i qëllimeve të përcaktuara nga Menaxhmenti (përmes planeve operative të Departamentit).
  4. Garanton administrimin korrekt dhe efikas të funksionimit të kartave.
  5. Monitoron dhe dërgon për procesim aplikimiet e degeve, mbi lëshimet e rilëshimet e kartave ndryshim stausi, ndryshim limiti etj;
  6. Rakordon te dhenat midis procesuesit dhe ofruesin te sherbimit te kartave;
  7. Rakordon llogarite kontabel te kartave.
  8. Monitorimi i tendencave ndërkombëtare në lidhje me operacionet me karta;
  9. Ofrimi i mbështetjes në zhvillimin e produkteve të reja në fushën operacionale te kartave;
  10. Rakordon shpërndarjen e kartave në degë;
  11. Pranimi i kërkesave dhe menaxhimi i saktë i problematikave të mundshme lidhur me përdorimin e kartave nga klientët;
  12. Futja e urdhrave të kontabilitetit në bazë të dosjeve të marra nga Qendra e Përpunimit;
  13. Konsolidimi i transaksioneve ditore
  14. Kryen çdo punë tjetër në përputhje me rregulloret dhe aktet e përgjithshme të Bankës dhe me udhëzimet e Drejtorit te Departamentit te Operacioneve Qendrore.
  15. Kryeni detyrën në përputhje me Rregulloren & Procedurën e UBA si dhe në përputhje me Kuadrin Ligjor Shqiptar
  16. Të ushtrojë ndershmëri, objektivitet dhe zell në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive
  17. Të jete i kujdesshëm në përdorimin e informacionit konfidencial dhe nuk duhet ta shperndaje për ndonjë përfitim personal apo në asnjë mënyrë, që do të ishte në kundërshtim me ligjin ose do të dëmtonte interesin e Bankës.
  18. Menaxhimi i procesit të operacioneve të brendshme dhe ndërkombëtare për arritjen e qëllimeve të përcaktuara dhe për t’u ofruar shërbimin e duhur klientëve të Bankës, si dhe për të shmangur problemet e mundshme.;

KËRKESAT E PËRGJITHSHME:

1. Diplomë Universitare (Preferohet Ekonomia).
2. Minimumi tre vjet përvojë në pozicione të ngjashme.
3. Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
4. Aftësi organizative, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve
5. Të jete i aftë për të punuar në ekip
6. Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
7. Aftësi të mira kompjuterike.

LINJA E RAPORTIMIT:

Zbaton, ndjek udhëzimet dhe raporton drejtpërdrejte te Drejtori i Departamentit te Operacioneve Qendrore për aktivitetin ose çdo problem që lidhet me përmbushjen e detyrave të caktuara.

Te gjithe kandidatet e interesuar te dergojne CV e tyre dhe Letren e Motivimit ne adresen e e-mailit [email protected]. Ju bejme me dije qe te gjithe kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Afati i fundit i aplikimit 04 Gusht, 2024.

Job Profile: Card Department
Application Type: Vacancy Application
Job Type: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx